Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theret një i mitur në Ferizaj

Policia e Kosoës përmes një komunikate për media bën të ditur se një i mitur është therur më 23 gusht në Ferizaj, nga një tjetër i mitur.

“Është raportuar se viktima moshë e mitur mashkull K/ashkali, në rrethana ende të panjohura është therur me thikë nga i dyshuari i mitur mashkull K/Shqiptar”, thuhet në konfirmim, transmeton Koha.net.

Viktima ka marr tretman të nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit, është liruar, kurse rasti mbetet nën hetime.