Një therje me thikë ka ndodhur dje në Lipjan rreth orës 21:11, bën të ditur Policia e Kosovës.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se një burrë ka sulmuar me thikë një tjetër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, dhe me këtë rast i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Koha.net.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe me mjetë te prehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke i shkaktuar lëndime te rënda trupore për te cilat lëndime është dërguar ne tretman mjekësor. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet ne arrati”, thotë PK.
Artikuj të ngjashëm