Janë arrestuar tre të mitur në Gjakovë të mërkurën, pasi një prej tyre kishte ther me thikë një të mitur tjetër gjatë një përleshje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se te të dyshuarit janë gjetur e konfiskuar tri thika.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.