Një 27-vjeçar dhe e fejuara e tij kanë mbetur të plagosur me thikë pasditen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re. Polica bën të ditur se konflikti ka ndodhur jashtë një lokali, raporton TCH.
Të plagosur me thikë në këtë ngjarje kanë mbetur shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetësia K. K., rreth 23 vjeçe.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar 3 persona të dyshuar si autorë të plagosjes, shtetasit H.N, Ç. Sh dhe F.P.
Artikuj të ngjashëm