Kronikë

Theret me thikë një burrë në Prizren

Ilustrim

Në Prizren dje është therur me thikë një person, derisa i dyshuari gjendet në arrati, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Një burrë, shqiptar, ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga një i dyshuar i panjohur. Incidenti ka ndodhur derisa i dyshuari dhe viktima kishin mosmarrëveshje rreth pjesëmarrjes në disa lojëra zbavitëse”, thotë PK.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile, derisa i dyshuari gjendet në arrati.