Numri i shqiptarëve në burgjet e Britanisë së Madhe pothuajse është katërfishuar në pesë vitet e fundit, ndërsa bandat e drogës kanë pushtuar rrugët me kokainë të lirë, shkruan gazeta britanike "The Mirror", transmeton oranws.
Sipas shifrave të Ministrisë së Drejtësisë nëse numri i të burgosurve shqiptarë në 2013 ishte 212, vitin e kaluar kjo shifër ka shkuar në 760. Nga këta 433 persona janë në burg për drogë.
Ky lajm është në vazhdën e shkrimeve që The Mirror ka shkruar dedikuar mafias shqiptare.
Më 25 shkurt kjo gazetë shkruante: Mafia shqiptare zotëron tregun 5 miliardë paund të kokainës në Britani
Një studiues në Universitetin Leeds Beckett dhe një ekspert për bandat, Mohammed Qasim, citohet duke thënë:“Shqiptarët kanë siguruar një reputacion serioz, dhe askush nuk përpiqet t’i sfidojë ata. Kemi shqiptarë të rinj që vijnë vetëm për të fituar para nga tregu i drogës. Disa prej tyre kanë vila të mëdha në Shqipëri.”
-
10 % e të burgosurve të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë
-
“The Mirror”: Mafia e pamëshirshme shqiptare dominon tregun e kokainës në Britani
-
Mediat britanike: Shqiptarët po na “mbysin” me kokainë
-
“The Times”: Dhuna në qytetet angleze e lidhur me bandat shqiptare të kokainës
-
Në Britani shqiptarët mbushin burgjet, grupi i tretë më i madh i të dënuarve