Tetë persona janë arrestuar brenda dy ditësh në Prishtinë dhe në fshatin Magure të Lipjanit, si pasojë e përleshjeve për shkaqe mosmarrëveshjeje.
Nga pesë të arrestuarit gjatë së premtes mbrëma në Prishtinë të cilët janë përleshur mes vete, tre nga të dyshuarit dhe një vajzë kanë pranuar trajtim mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTre të arrestuarit në fshatin Magure janë shtetas të huaj, ndërsa njëri nga ta sipas Policisë, është i mitur.
Ata dyshohet se e kanë rrahur një person, që po ashtu është shtetas i huaj pas një mosmarrëveshjeje, derisa viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, që të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.