Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.P., G.P., A.P., R.S. për shkak të dy veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Të pandehurve E.P., G.P., A.P., R.S., iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës se paraburgimit”, thuhet në komunikatë, transmeton KOHA.
Tutje bëhet e ditur se ekziston dyshimi se me datë 29.03.2020, rreth orës 21:45, në fshatin Janinovod të Obiliqit, katër të pandehurit kishin shkaktuar rrezik të madh për njerëz dhe pasurinë, në atë mënyrë që fillimisht i kishin mbushur tri shishe të birrës me benzinë, e pastaj të njëjtat i kishin gjuajtur në drejtim të shtëpisë së të dëmtuarit D.S, i cili kishte qenë në shtëpi dhe pasi që kishte dëgjuar zhurmë kishte vërejtur se shtëpinë kishte filluar ta kaplojë zjarri, me ç’rast e kishte lokalizuar menjëherë, me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
-
Nga një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për krime lufte në rastin "Reçaku II"
-
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që hodhi shishe me benzinë në objektin e policisë në Gjakovë
-
Nga një muaj paraburgim të arrestuarve për fajde në Prishtinë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tri vepra penale