Një 63-vjeçar nga Berati ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke u lyer me benzinë e më pas duke i vënë flakën vetes. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çelepias”, ndërsa kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë njoftuar policinë duke e transportuar me urgjencë në spital.
Shkak për këtë veprim ekstrem është bërë varfëria. 63-vjeçari Xhevair Gjozi ka thënë nga spitali për “News 24” se nuk e do më jetën për shkak se nuk kanë bukë të hanë, megjithatë dyshohet se ai ka edhe probleme të tjera.
Gjozi është i sëmurë dhe i paaftë për punë, ndërsa prej shumë vitesh nuk merr as pension. Bashkëshortja e tij, Zhaneta Gjozi bën apel për ndihmë, pasi dy bashkëshortët nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike.
Ndërkohë, mjekët e spitalit të Beratit thonë se Xhevair Gjozi ka pësuar djegie të shkallës së dytë, por është jashtë rrezikut për jetën.
-
Një person tenton të vetëdigjet ndërsa falej Bajrami në Tiranë
-
Një burrë me probleme psikike në Deçan, tenton të vetëdigjet me benzinë
-
Shijak, një i moshuar i jep fund jetës duke u djegur me benzinë
-
Një person vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë
-
Djali tentoi t’i vriste prindërit në Fier, ia vuri zjarrin shtëpisë dhe ua mbylli dyert