Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentoi të vidhte në KEK, arrestohet

Një burrë është arrestuar pasi ka provuar që të kryejë një vjedhje në Termocentralin Kosova B, në Obiliq.

Policia e Kosovës në raportin e vet 24 orësh nuk jep detaje as për atë se çka ka tentuar të vjedhë ky burrë, e as nëse i njëjti është punëtor i Korporatës.

Ngjarja ka ndodhur më 22.11.2018, në orën 13:38. Një ditë pas ai është identifikuar dhe është arrestuar.

“Më 23.11.2018 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, i cili kishte tentuar të vjedhë brenda objektit të KEK-ut. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.