Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentim vrasje në Prizren, babai shtie me armë drejt djalit e vajzës

arme

Ilustrim

Mëngjesin e së premtes, 14 prill, një vrasje e rëndë në tentativë ka ndodhur në Prizren.

Sipas Policisë, një burrë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të djalit dhe vajzës së tij.

Nuk ka pasur të lënduar.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave, djalit dhe vajzës së tij. Më pas në stacion policor janë paraqitur edhe viktimat të cilët kanë raportuar se babai i tyre ka shtënë dy herë në drejtim të tyre, por nuk ka pasur të lënduar. Arma është sekuestruar, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.