Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentim vrasje në Prishtinë

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Prishtinë ku persona të panjohur kanë gjuajtur me armë zjarri në një veturë ku gjendej një mashkull dhe një femër.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vushtrria” rreth orës 18 e 15.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia raporton se si pasojë e të shtënave në veturë vërehen disa vrima të shkaktuara nga arma e zjarrit, ndërsa dy viktimat kanë pësuar lëndime (jo nga të shtënat) duke manovruar me veturë, me qëllim që t’u shmangen të shtënave.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.