Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentim vrasje në Pejë

Dy të dyshuar pas një mosmarrëveshje janë përleshur me një tjetër person ndaj të cilit kanë shtënë me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 9 mm. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë për rastin që ka ndodhur të martën gjatë mbrëmjes në Pejë.