Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Të shtëna me armë në qendër të Prishtinës, raportohet për të plagosur

Në qendër të Prishtinës, më saktësisht në rrugën “Qamil Hoxha” ka ardhur deri te një konfrontim i armatosur mes disa personave, ndërsa burime për KOHËN kanë raportuar se ka të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës. Për mbi një orë vendi i ngjarjes ka qenë i rrethuar me shirita të policisë dhe rruga ka qenë e bllokuar.

Si pasojë e rrethimit të vendit të ngjarjes, janë shkaktuar edhe tollovi në trafik.

Tani Policia ka hequr shiritat dhe rruga është liruar për qarkullim.

{gallery}