Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së martës në Fushë-Kosovë.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe po e heton rastin.
Nuk raportohet se ka të lënduar.
“Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, njoftoi policia.
Artikuj të ngjashëm