Dy të mitur dyshohet se në Vushtrri i kanë djegur dy flamuj, njërin të Shqipërisë e tjetrin të Kosovës, njoftoi Policia e Kosovës të martën.
Për rastin, Policinë e ka informuar një qytetar, që deklaroi se të miturit ia kanë hequr nga pullazi i shtëpisë dy flamujt, e 100 metra larg, i kanë djegur.
“Ankuesi kosovar ka raportuar se dy të dyshuar kosovarë të mitur, nga pullazi i shtëpisë së tij i kanë hequr dy flamuj, njëri Kombëtar dhe tjetri i R. së Kosovës, me ç’rast në një largësi prej 100m nga shtëpia e tij të njëjtit dyshohet se i kanë djegur flamujt”, thuhet në njoftim.
Për rastin njoftuar prokurori.