Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Të arrestuarit për kokainë sot dalin para gjykatës

Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 7 të arrestuarit të cilët u arrestuan të hënën ku u sekuestruan 400 kg kokainë.

Ata sot do të dalin para gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Mirlinda Gashi ka konfirmuar për Kohën se seanca për caktimin e masës do të mbahet në orën 10 e 30.

 

 

Artikuj të ngjashëm