Një person është arrestuar të martën në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pasi kishte sulmuar një zyrtar policor.
Shtetasi kosovar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, është njoftuar në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
"Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", është shkruar në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm