Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmon gruan dhe djalin në Podujevë, djali pëson lëndime

Policia e Kosovës njofton për një dhunë familjare që ka ndodhur dje në Podujevë.

Në raportin policor thuhet se një burrë ka sulmuar e ka kanosur gruan dhe djalin e tij.

“Gjatë incidentit djali i të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta (gërvishtje në dorë)”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.