Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmoi seksualisht një femër në Gjilan, arrestohet dorasi

Policia e Kosovës ka bërë me dije se në lidhje me rastin e raportuar më 26 mars të këtij viti (në ora 09:45) për një rast të sulmit seksual, është arrestuar një i dyshuar ditën e djeshme.

“Është arrestuar me 11.04.2017 i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e cekur, duke e sulmuar seksualisht viktimën femër K-Shqiptare”, thuhet në raportin e Policisë, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.