Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet seksualisht një fëmijë në Prishtinë

Një person është ankuar në Policinë e Kosovës se një i dyshuar ia ka ngacmuar seksualisht fëmijën. Policia njofton se rasti ka ndodhur në Prishtinë

“Njësia policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim policor.

Ndërkohë, në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 raste të dhunës në familje. Dy prej tyre kanë ndodhur në Prishtinë, një në Obiliq. dy në Prizren, dy në Pejë, një në Klinë, një në Rahovec dhe një në Gjakovë