Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet seksualisht një femër në Gllogoc

Policia e Kosovës ka raportuar se është kontaktuar nga një femër në Gllogoc, e cila thotë të jetë ngacmuar seksualisht nga një person, transmeton koha.net.

Policia ka arrestuar personin e dyshuar me urdhër të prokurorit.

Policia nuk ka treguar detaje të tjera, por ka thënë se rasti shkon në procedurë të rregullt.