Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht në ambientet e institucionit ku punon të martën në mesditë.
Latifi-Pupovci ka marrë lëndime në fytyrë dhe është trajtuar në Emergjencë.
“Po, e kemi marrë një paciente me traumë dhe ka pasur lëndime në fytyrë”, ka thënë drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla.
Latifi-Pupovci ka konfirmuar se është liruar nga Emergjenca dhe gjendja e saj është e mirë. Ajo ka treguar se si ka ardhur deri te momenti i sulmit fizik ndaj saj.
“Gjendja është e mirë, kam pak kokëdhimbje, por përgjithësisht mirë. Unë isha duke mbajtur një provim dhe e rrëzova nga provimi një student, baba i të cilit ishte duke pritur te dera. Ai menjëherë si dola filloi me kërcënime, më tha ‘a ke menduar çka pas kësaj’, unë i thashë nuk më intereson. Pastaj, ai filloi të më sulmonte me grushte”, ka thënë profesoresha e Mjekësisë për KOHËN.
Policia ka konfirmuar rastin.
Edhe
Profesoresha e mjekësisë kërkon “dënim meritor” për mjekun që e sulmoi në vendin e punës
I dyshuari, gjinekologu Arsim Gashi është duke u marrë në pyetje në stacion, ka mësuar KOHA. I dyshuari është personi që dyshohej për sulm fizik ndaj Arben Vitisë, sa ishte drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë më 2017.
E për rastin ka pasur reagim edhe nga Universiteti i Prishtinës, që kanë kërkuar dënim maksimal për sulmuesin.
"UP-ja u bën thirrje organeve kompetente që aktin në fjalë ta trajtojnë më urgjencë dhe ndaj sulmuesit të shqiptojnë masën adekuate ligjore. UP-ja thekson gatishmërinë që të bashkëpunojë ngushtë më organet përkatëse, për të mundësuar zbardhjen e rrethanave dhe trajtimin e rastit në tërësi", thuhet në reagimin e UP-së.
Kërcënon dhe sulmon Drejtorin – prokuroria e liron 3 herë brenda javës Në kuadër të zbatimit të ligjeve dhe...
Posted by Shpend A. Ahmeti on Wednesday, February 1, 2017