Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohen në një restorant në Prizren 4 shtetas të Shqipërisë

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës raporton se në Prizren dy ose më shumë persona të dyshuar të panjohur në një restorant i kishin sulmuar katër viktimat dy meshkuj dhe dy femra të gjithë shqiptar shtetas të Shqipërisë të cilët kishin ardhur për ta përcjellë një organizim muzikor në një diskotekë në Prizren.

“Viktimat kishin pësuar lëndime trupore ndërsa të dyshuarit një larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti vazhdon të hetohet.