Një student i mjekësisë ka vdekur teksa ishte duke pritur që të hyjë në provim në gjinekologji.
Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada.
“E kanë përfunduar pjesën praktike të provimit. Ka pas me hy tek unë në provim për pjesën teorike por nuk e ka arritur”, tha Paçarada për “kallxo”.
Ajo tha se gjendja e tij është përkeqësuar në fakultet dhe pastaj e kanë dërguar në QKUK për trajtim ku edhe ka vdekur.
Sipas saj, studentit 23 vjeçar i është përkeqësuar gjendja pas problemeve me enët e gjakut.
“Studenti ka vdekur në Klinikën e Kardiologjisë pas 10 orë trajtimi nga mjekët”, ka thënë më tej ajo.
Artikuj të ngjashëm