Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Skenderaj, arrestohen dy persona të dyshuar për kanosje ndaj rojeve të pyllit

Dy persona janë arrestuar në Skenderaj, nën dyshimin se të njëjtit kanë kanosur rojet e pyllit në fshatin Kuqicë.

Policia raporton se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 07:40, ndërsa të dyshuarit janë një 21-vjeçar dhe një tjetër 24-vjeçar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Skenderaj.

“Policia në Skenderaj me datën 30 janar 2022, rreth orës 07:40 kishte pranuar informatën se në fshatin Kuqicë rojet e pyllit kanë problem me disa persona, policia ka dalë në vendngjarje ku ka takuar ankuesit dhe dy persona të dyshuar, pasi të njëjtit i kanë kanosur dy personat zyrtar-rojet e pyllit në kryerje të detyrës, personat e dyshuar janë arrestuar. Të dyshuarit A.T., 21 vjeçar dhe E.T., 24 vjeçar janë arrestuar dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Skenderaj”, thuhet në raportin e policisë.

Pas procedurave të intervistimit, njoftohet se të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”.