Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtetasja amerikane e mitur raporton se u sulmua seksualisht në Prishtinë

ngacmim, dhunim, policia e kosoves, hetimet, u dhunua, vajza, gruaja

Foto: Ilustrim

Një e mitur, shtetase amerikane, ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht në Prishtinë.

Ajo ka thënë se dikush në rrugë e ka prekur në pjesë intime të trupit me forcë.

“Viktima femër shtetase amerikane- e mitur, ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë, një person i panjohur me biçikletë duke e tërhequr me forcë e ka prekur në pjesët intime të trupit”, thuhet në raportin e PK-së.

Nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore.