Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtetasi shqiptar arrestohet në Aeroportin e Prishtinë me pasaportë false

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Aeroportin Ndërkombnëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dje rreth orës 12:00.

Ai po tentonte të udhëtonte me një pasaportë false.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi që ka tentuar të udhëtoj me pasaportën të dyshuar si të falsifikuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.