Një ankues ka raportuar në Polici se në shtëpinë e tij në rrugën ‘Gjergj Fishta’ në Pejë, ka gjetur një shtetas gjerman të shtrirë në tokë.
Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton Koha.net .
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.