Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtatë të lënduar në një aksident në Bellopojë të Istogut

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të mërkurën në fshatin Bellopojë të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për KOHËN se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 17:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Mirëpo, sipas ekipit mjekësor, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka bërë të ditur Rugova.