Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një përleshje që ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së dielës në një kafene në Vitomericë të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se në këtë përleshje janë përfshirë shtatë persona.
Gashi ka thënë se i lënduari është duke u trajtuar në repartin e kirurgjisë të Spitalit Rajonal të Pejës.
“Mbrëmë rreth orës 23:30 policia është njoftuar se në fshatin Vitomericë, në një kafene ka ndodhur një përleshje. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë shtatë persona, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal në repartin e kirurgjisë”, ka thënë ai.
Personat e dyshuar, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.
-
Plagoset një person në Pejë
-
Një i plagosur pas një përleshjeje mes disa personave në Suharekë
-
Plagoset një person në Pejë, i dyshuari në kërkim
-
Rrihen katër persona mes vete në Klinë - dy arrestohen, një bëhet për spital
-
Nëntë të lënduar nga një aksident në Pejë, dy dërgohen në QKUK – njëri në gjendje të rëndë