Një sasi prej 112 kg kanabis sativa u sekuestrua prej antidrogës së Janinës, në vendin e quajtur “Metamorfosi” në aksin që lidh Janinën me Kozanin.
Sipas policisë, lënda narkotike ndodhej në një automjet me targa greke që drejtohej prej një 36-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk behet publik.
Policia deklaroi se 36-vjeçari ishte transportuesi i lëndës narkotike, e cila do t’i dorëzohej në Athinë, një tjetër shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti i përdorur për transportin e lëndës narkotike, dy aparate celulare si dhe 300 euro.
36-vjeçari u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapen në Janinë 118 kg kanabis, vinte nga Shqipëria
-
Sekuestrohen 330 kg kanabis në Greqi, vinte nga Shqipëria
-
Po transportonte 107 kg kanabis, arrestohet shqiptari në Greqi
-
Arrestohet shqiptari në Greqi me 105 kg kanabis në veturë
-
Ndjeke me automjete nëpër rrugë, Policia i gjen të dyshuarit 10 kg kanabis në automjet