Mediat ekuadoriane kanë publikuar emrin e shqiptarit të cilit dyshohet se iu bë një tentim-atentat mafioz për pazaret e kokainës.
Bëhet fjalë për Remzi Azemin nga Kosova, i cili ka marrë tre plumba, ndërsa lëvizte me makinë të blinduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa policia ka ndaluar një të dyshuar, transmeton tch. Siç raportojnë mediat atje, ai po hetohet si i dyshuar për kryerjen e një vrasje.
Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor.
Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrarë Ilir Hidri, që gjithashtu dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës.