Shqiptarët kryesojnë renditjen për konsumin më të madh të kokainës.
Në këtë përfundim ka arritur revista prestigjioze “The Economist”, e cila përmes grafikëve të paraqitur në një video dëshmon konsumin dhe prodhimin e kokainës në mbarë botën, transmeton “Gazeta Shqiptare”.
Sipas “The Economist” 2.5 për qind e shqiptarëve konsumojnë kokainë, si rrjedhojë e të qenit një vend tranzit i kokainës afgane.
Krahas Shqipërisë, edhe në Britani, Spanjë, Australi dhe Shtetet e Bashkuara konsumi i kokainës është në shifra alarmante.
Shpenzimet për luftën kundër drogës në Shtetet e Bashkuara arrijnë në 40 miliardë dollarë.
Pavarësisht “tolerancës zero” që tregojnë autoritetet, Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të të varurve nga droga, raporton “The Economist”.
-
Alarmohet për përdorimin në rritje të kokainës
-
Alarm për trendet e drogës, ulet mosha e përdoruesve e rritet numri i atyre që marrin kokainë
-
Blakaj: Është rritur numri i të miturve që po përdorin substanca narkotike
-
SHBA-ja e fut Kolumbinë në listën e vendeve "jobashkëpunuese në luftën kundër drogës”
-
Shqetësuese: Të miturit në Kosovë përdorin kokainë