Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve pranë OKB-së ka publikuar së fundmi raportin për vitin 2017, i cili bazohet në disa raporte mbi lëndët narkotike, substancat psikotrope, perkursorët dhe përbërësit kimikë të përdorur në prodhimin e paligjshëm të drogave.
Në këtë raport Shqipëria është evidencuar si burimi kryesor i kanabisit për në vendet e BE-së, ndërsa Kosova dhe Maqedonia janë identifikuar kryesisht për magazinimin dhe paketimin e drogave të forta, por edhe si një ndër rrugët e kalimit të drogës për në Evropë, shkruan sot Koha Ditore.
Në raport, rruga e ashtuquajtur ballkanike dominon korridorin e trafikut të drogave në Evropën Lindore.
Në këtë rrugë, lëndët opioide trafikohen nga vendburimet origjinale, si Afganistani, Pakistani dhe Republika Islamike e Iranit, transit përmes Turqisë, Ballkanit e përfundojnë në Evropën Qendrore e atë Perëndimore.
Në Ballkan janë ndërruar shpesh degët e mafisë, por rruga kryesore mbetet ajo përmes Bullgarisë, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë, ndërsa një pjesë më e vogël trafikohet përmes Maqedonisë dhe Kosovës, zakonisht për magazinim dhe paketim. Në kah të kundër trafikohen drogat sintetike nga Evropa Perëndimore. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
BE-ja drejt rishikimit të ligjeve për duhanin e nikotinën, në Kosovë ka rezistencë
-
Pesë shtete të BE-së propozojnë modelin e anëtarësimit “hap pas hapi” për Ballkanin Perëndimor
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Indeksi Global i Krimit të Organizuar: Kosova me nivelin më të ulët të krimit në Ballkanin Perëndimor
-
Policia: Kosova, vendi me nivelin më të ulët të krimit në Ballkanin Perëndimor