Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në një karburantit në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, në Lezhë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se pesë persona po marrin mjekim në urgjencën e Lezhës, ndërsa një person që ndodhet në gjendje kritike për jetën është nisur drejt Tiranës.
Karburanti ‘Eko’ u përfshi mbrëmjen e sotme nga flakët si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Pas disa minutash, zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll zjarrin, duke shmangur rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre persona dërgohen në Urgjencë pas shpërthimit të bombolës së gazit në Podujevë
-
Dhjetra të lënduar pas shpërthimit në një pikë karburanti në Romë
-
Tre të lënduar në Mitrovicë nga shpërthimi i bombolës së gazit
-
Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit brenda lokalit në Prishtinë
-
Dy të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Prishtinë