Policia angleze ka kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar vendndodhjen e një shqiptari, i cili akuzohet për mashtrime financiare me pasojë vjedhjen nga një bankë 3 milionë stërlina.
Ai është Denis Marku, i cili rezulton se për herë të fundit ka jetuar në zonën South Norwood, në jug të Londrës.
Policia londineze thotë se 21-vjeçari shqiptar ishte punonjës banke dhe se ka dyshime të forta se ai keqpërdori këtë pozicion pune për të vjedhur 3 milionë stërlina.
Marku kishte rolin e asistentit të klientëve dhe kishte akses në llogaritë bankare të mijëra britanikëve në degën e bankës Metrobank.
Artikuj të ngjashëm
-
Britania publikon fotot e 37 të kërkuarve për grabitje, mes tyre 3 shqiptarë
-
Britania tenton për të tretën herë të deportojë një shqiptar të dënuar për trafik droge
-
Shqiptari që grabiti rezidencën e Sterlingut dënohet me 13 vjet burgim
-
Banda shqiptare grabiti 33 shtëpi për katër muaj në Angli
-
Tri raste të falsifikimit të parasë, policia nis hetimet