Silvana Arsoviq, sekretare e Iniciativës Qytetare ‘SDP’-së , lider i së cilës ishte Oliver Ivanoviq, është shoqëruar për marrje në pyetje në polici.
Ngjarja ka ndodhur sot para orës 11:00 në zyrat e kësaj Iniciative në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, Ksenija Bozhoviq, zëvendëskryetare e kësaj Iniciative.
“Dy persona civilë kanë ardhur sot në zyrat tona dhe kanë kërkuar që Silvana të shkoj me ta në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, për të plotësuar deklaratën e saj rreth vrasjes së Oliverit. Ajo nuk është marr në pyetje fare në veri, por është dërguar drejt në Prishtinë. Vërtetë nuk di çka po ndodhë dhe çka ka pasur për të plotësuar në deklaratën e saj, kur Silvana tre herë ka dhënë deklaratë para prokurorit special për vrasjen e Oliverit”, ka thënë Bozhoviq.
KosovaPress-i ka kontaktuar edhe zëdhënësin e policisë, Baki Kelanin, por ai përmes një SMS është përgjigjur shkurt “Kur të marrin ndonjë informatë iu njoftojmë”.
-
5 nga 6 të akuzuarit për barrikadat ishin të punësuar në strukturat që udhëhiqeshin nga krerët e LS-së
-
Lirohen të arrestuarit për vandalizëm në Mitrovicë, Policia: Kryetari erdhi me rreth 20 persona
-
Protestë në Graçanicë pas arrestimit të zyrtarëve që kërcënuan votuesit
-
Gjendet i vdekur në rrugë një person
-
Osmani pret në takim deputeten britanike, Alicia Kearns