Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkelen dy këmbësore në Fushë Kosovë, një i arrestuar

Dy këmbësore dje janë shkelur me veturë në Fushë Kosovë, me ç’rast është arrestuar i dyshuari, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se viktimat kanë marrë trajtim mjekësor në QKUK.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar gjatë drejtimit të veturës nga pakujdesia ka goditur dy këmbësore femra K-Shqiptare duke u shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thotë PK.