Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkatërrohet grupi që trafikonte armë e municion nga Shqipëria në Greqi

Policia greke shkatërron një grup kriminal që trafikonte armë dhe mucione nga Shqipëria në ishullin e Kretës, në Greqi. Operacioni u zhvillua të shtunën, 14 shtator, ndërsa nën akuzë janë 11 grekë dhe 5 të huaj.

Në pranga kanë përfunduar 6 prej tyre, të gjithë grekë të moshës 59, 55, 54, 42, 31 dhe 64 vjeç, si pjesë e grupit kriminal të angazhuar në trafikim të paligjshëm të armëve dhe municioneve.

Katër prej personave u arrestuan në Kretë dhe dy të tjerë në pjesën tjetër të Greqisë pasi policia zbuloi një ngarkesë të paligjshme në një kamion të ndaluar nga autoritetet në Rethymnon.

Ngarkesa përmbante 4 kallashnikov dhe më shumë se 100,000 fishekë.

Çfarë u gjet nga kontrolli i banesave të të arrestuarve:

Edhe Katër të arrestuar në Shqipëri, trafikonin armë nga Kosova Kronikë Katër të arrestuar në Shqipëri, trafikonin armë nga Kosova

Kamioni me armët drejtohej nga 54-vjeçari i arrestuar. Policia më pas ushtroi kontrolle në shtëpinë e 55-vjeçarit në Thesprotia, shtëpinë 64-vjeçarit në Kozani dhe në shtëpinë 31-vjeçarit dhe 42-vjeçarit në Rethymnon, ku u gjetën dhe konfiskuan armë lufte, armë gjahu dhe një mori pajisjesh telefonike dhe kartash telefonike.

Në shtëpinë 31 dhe 42 vjeçarit u gjetën fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, 2 karikatorë, 20 kapsollë, dy këllëfë pistolete, një shotgan dhe pajisje të shumta për telefona celularë dhe karta telefonike.

Të arrestuarve iu sekuestruan dhe makina private të cilat i përdornin për veprimtari të paligjshme. Hetimi policor tregoi se përfitimi i paligjshëm financiar që anëtarët e grupit kriminal do të siguronin nga trafikimi i paligjshëm i municioneve në atë ngarkesë ishte vlerësuar në 232,000 €.

Si funksiononte grupi- Ndërsa hetimi përparonte, dolën të dhëna të rëndësishme për përbërjen, karakteristikat, metodologjinë e veprimit dhe aktivitetet e paligjshme të organizatës kriminale. Grupi që trafikonte armë nga Shqipëria në Greqi përbëhej nga dy "bërthama", një në Shqipëri dhe një në Greqi.

Edhe Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 14 të arrestuar Kronikë Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 14 të arrestuar

Detyra e grupit në Shqipëri ishte grumbullimi i armëve dhe municioneve. Ndërsa ai i Kretës, i cili bënte dhe porosinë për armët dhe municionet që i bënte transportin dhe shpërndarjen e tyre.

Hetimi policor tregoi se nga nëntori i vitit 2018 e deri më sot, ky grup kriminal kishte trafikuar katër ngarkesa municionesh nga Shqipëria.