4 persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pas zbulimit të një grupi kriminal që tentonte të trafikonte vajza të mitura në Greqi.
Operacioni për shkatërrimin e këtij grupi është në finalizim e sipër nga Prokuroria e Korçës dhe Policia e këtij Qarku.
Burime nga Prokuroria e Korçës kanë treguar se ndaj këtij grupi janë lëshuar 7 urdhër arreste, por deri më tani në pranga kanë përfunduar vetëm 4 prej grupit.
Ata janë: Roland Luli (një i dënuar më par nga drejtësia greke me burgim të përjetshëm dhe i shpallur në kërkim), Mirel Pasho, Rezart Memetllari dhe Ermal Basho.
Ndërsa për kapjen e tre personave të tjerë por kryhen kërkime nga policia e Shtetit.
Edhe
Goditet grupi kriminal që trafikonte vajza nga Amerika Latine e Azia në Shqipëri
Grupi kriminal është zbuluar rastësisht teksa hetoheshin për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa pas vëzhgimeve në terren nga ana e Prokurorisë është zbuluar se grupi në fjalë trafikonte vajza të mitura drejt Greqisë.
Skema që përdornin grupi kriminal ishte çnjerëzore. Pasi mashtronin familjet e vajzave në fjalë nga Pogradeci dhe Korça, me pretendimin se po fejoheshin më pas i trafikonin drejt shtetit fqinj/Dita.