Policia italiane ka shkatërruar një bandë të shpërndarjes së kokainës dhe kanabisit, ndërsa pjesë e saj ishin edhe disa shqiptarë.
Në pranga janë vënë shqiptarët Zamira Ramke, e lindur në Korçë në vitin 1982, Xhersi Islami, po nga Korça, i lindur në vitin 1991, si dhe Arion Xhafa, 32 vjeç. Sipas mediave italiane gjatë aksionit janë sekuestruar më shumë se 120 kg drogë.
Hetuesit kanë identifikuar një treg të madh ku edhe nis shpërbërja e dy organizatave paralele, njëra e specializuar për trafikun e hashashit, dhe tjetra për trafikun e kokainës. Të paktën 16 persona janë të dyshuar, tetë prej të cilëve kanë përfunduar në burg.
Mësohet se hetimet nisën në prill të vitit të kaluar pas letrës anonime të një nëne e cila ishte e shqetësuar se djali i saj 13-vjeçar ishte i përfshirë në shitjen e drogës.
Ndërsa arrestimi i parë u krye në fund të muajit shkurt ku përfundoi në pranga një italian, i cili u kap me një sasi kokaine në makinë.
-
Shkatërrohet grupi i trafikantëve në Itali, 11 shqiptarë në pranga
-
Trafikonin kokaine për në Holandë, shkatërrohet banda shqiptaro-italiane në Itali
-
Kapen në Itali 157 kg drogë nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda , 32 në pranga
-
Goditet banda e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, disa të arrestuar
-
Shkatërrohet banda e kokainës në Itali, 6 shqiptarë në pranga