Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shëngjin: Theret një burrë nga Kosova

Një përleshje me thika ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Shëngjin.

Një 50-vjeçar nga Kosova është therur nga një tjetër shqiptar i Kosovës, i cili më pas është arrestuar, ka raportuar TopChannel.

50-vjeçari është therur në kraharor dhe sipas raportimeve gjendja e tij është e rëndë, për çka është dërguar në Tiranë për trajtim.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave.

Artikuj të ngjashëm