Një burrë në Prishtinë është arrestuar dje me dyshimin se ka shantazhuar një femër përmes rrjetit social Instagram, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Është arrestuar i dyshuari, mashkull shqiptar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social Instagram kishte shantazhuar viktimën, femër shqiptare”, thotë PK, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm