Policia e Kosovës ka ndaluar dje në fshatin Kamenicë të Leposaviqit dy të dyshuar, një shqiptar dhe një serb, pasi gjatë kontrollit të automjetit transportues, me të cilin po udhëtonin, u janë gjetur katër krerë gjedhe, për të cilët nuk posedonin dokumente përkatëse.
Sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, automjeti dhe gjedhet janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm