Një autobus është sekuestruar nga Policia në Prizren pasi drejtuesi i tij ka rezultuar të ketë masë ndalimi aktiv për drejtim të automjeteve motorike.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se autobusi është ndalur të martën mbrëma dhe është i një kompanie nga Lipjani.
“Rreth orës 18:17 në rrugën ‘Tranziti i Ri’ në Prizren, ka ndaluar një autobus të një kompanie nga Lipjani. Pas verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se drejtuesi kishte masë aktive ndalimi për drejtimin e mjeteve motorike deri më 26.12.2025”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ndaj personit është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, gjobë prej 500 eurosh, masë ndalese shtesë prej 6 muajsh dhe 5 pikë negative në patentë. Autobusi është sekuestruar.

-
Dënohet një shofer i autobusit në kryeqytet për përdorim të telefonit gjatë vozitjes
-
Rekomandohet suspendimi i tre policëve në Prizren, dyshohen për ryshfet
-
Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara
-
Në Han të Elezit, në autobusin e linjës Serbi – Maqedoni e Veriut, kapet ari i kontrabanduar
-
E rrëmbyen dhe e rrahën një person në Prizren, arrestohen tre persona