Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.Z. 25 vjeç, banues ne fshatin Kalivaç, Memaliaj.
Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi më datë 05.09.2017, në aksin rrugor Kalivç-Krahës, shtetasi S.Z, me automjetin e tij “Fiat Punto”, pas thirrjes që i është bërë nga shërbimet e policisë për të ndaluar, ky shtetas është larguar me shumë shpejtësi, ku në rrugë ka hedhur 2 (dy) thasë plastmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, raporton Koha.net.
Më pas ky shtetas ka braktisur automjetin në fshatin Krahës.
Nga shërbimet e policisë vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.
Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 23 kg e 500 gr, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia është duke i kryer veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për kapjen e këtij shtetasi.
-
Në Gjirokastër e Memaliaj kapen 81 kg kanabis, arrestohet një person
-
Në Gjirokastër sekuestrohen 27 thasë me kanabis
-
Sekuestrohen 58 kg kanabis në Gjirokastër, arrestohen në flagrancë dy persona
-
Arrestohet 43-vjeçari nga Kosova në Krujë, i kapen 23 kg kanabis
-
Arrestohet një i dyshuar në Malishevë dhe i konfiskohen mbi 30 kg marihuanë