Policia Kufitare ka sekuestruar në fshatin Kabash të Vitisë 3 mijë kilogramë mish me prejardhje nga Brazili.
Fillimisht, Policia ka identifikuar furgonin pa targa, që po drejtohej nga një shtetas kosovar, i cili ka hyrë ilegalisht nga territori i Maqedonisë.
“Autoritetet policore kufitare edhe përkundër tentativës së drejtuesit të automjetit për ta shmangur ndalimin policor, kanë arritur ta ndalojnë në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjetit është gjetur mall i kontrabanduar, 108 pako me gjithsej 3 mijë kilogram mish i kuq me prejardhje nga Brazili”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Malli i konfiskuar i është dorëzuar Doganës.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
-
Kapen mallra të kontrabanduara – këpucë e veshje sportive pa dokumentacion
-
Policia parandalon kontrabandimin e mallrave në vlerë 20 mijë euro
-
Gjendet në përrua kamioni me targa serbe me 4 tonë mish të bardhë, shoferi në arrati
-
Policia konfiskon 3600 kg speca të kontrabanduar nga Serbia