Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohen 15 kallëpe tritoli në Sarandë

Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 15 kallëpe tritoli, me peshë totale 6 kg.

Pas disa informacioneve të siguruara nga burime konfidenciale të policisë se në “Rrugën e Kasolles”, në lagjen Nr 4 Sarandë , mund të kishte të fshehur lëndë shpërthyese tritol, menjëherë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në këtë zonë, transmeton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si rezultat i kontrollit u gjetën të fshehura në dy qese plastike midis disa shkurreve 15 kallëpet me peshë 400 gramë secili.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.