Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrimi i 42 mijë litrave pije alkoolike, dalin në rrugë banorët e Hoçës së Madhe

Dogana e Kosovës ka njoftuar të enjten se gjatë një kontrolli rutinor në një dyqan në Hoçë të Madhe të Rahovecit ka zbuluar se po shiten pije alkoolike pa autorizim.

Fillimisht, në njoftimin e parë, Dogana kishte thënë se ka sekuestruar 42 mijë litra pije alkoolike. Megjithatë, më vonë, Dogana ka deklaruar se janë në proces të sekuestrimit të tyre.

KOHA ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka konfirmuar se janë grumbulluar disa banorë të Hoçës së Madhe para dyqanit ku ka nisur sekuestrimi. Ka mohuar se ka ndonjë incident.

“Policia është në vendngjarje për të ofruar siguri. Janë mbledh një grumbull njerëzish, por nuk ka pas ndonjë incident”, ka thënë Elezaj.

Për sekuestrimin e pijeve ka shkruar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Petkoviq e ka quajtur “sulm të ri” sekuestrimin.

“Sulmi i ri i Kurtit ndaj serbëve në jug të Ibrit. Ai dërgoi policinë e tij në qendër të Hoçës së Madhe për të konfiskuar 40 mijë litra verë nga një nga vreshtat më të vjetra të Petroviqit. Vendasit u mblodhën për ta mbrojtur fqinjin e tyre, sepse nuk do të lejojnë mbijetesën dhe terrorin e Kurtit!”, shkroi Petkoviq në Twitter.

Por, Dogana ka reaguar ndaj këtij pretendimi, duke thënë se veprimet e saja ishin totalisht të ligjshme.

Edhe Sekuestrimi i 40 mijë litrave pije alkoolike në Hoçë të Madhe politizohet nga zyrtarët serbë LAJMET E MBRËMJES Sekuestrimi i 40 mijë litrave pije alkoolike në Hoçë të Madhe politizohet nga zyrtarët serbë

“Gjatë ditës së djeshme disa media kanë cituar postime me pretendime të rrejshme të një zyrtari të Qeverisë së Serbisë për gjoja veprime të një anshme të Doganës së Kosovës me konfiskim të pijeve alkoolike, të prodhuara në mënyrë jo-legjitime”, thuhet nga Dogana.

Në Hoçë të Madhe dominojnë banorët me prejardhje serbe.